Kupa e Botës 2022: Cilët artistë do të performojnë në Katar?

Kupa e Botës 2022 do të zhvillohet nga 20 nëntori deri më 18 dhjetor në Katar. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet të dielën, përpara ndeshjes hapëse të Grupit A midis nikoqirëve Katar dhe Ekuadorit

Stadiumi Al Bayt





Ceremonia e hapjes për Kupën e Botës FIFA 2022 do të zhvillohet më të shtunën e 20 nëntort në orën 15:00 në stadiumin Al Bayt në Al Khor, Katar. FIFA ka një reputacion për organizimin e ngjarjeve me këngëtarë dhe artistë të famshëm.

Muzika dhe futbolli janë gjithmonë të lidhura në Kupat e Botës me artistë të famshëm që performojnë çdo katër vjet.

Ceremonia e hapjes së këtij viti do të prezantojë artistë të njohur ndërkombëtarisht si ylli i K-pop-it Jung Kook, këngëtarja e Bollywood-it Nora Fatehi, grupi amerikan Black Eyed Peas dhe këngëtarja kolumbiane J Balvin. Megjithatë, FIFA ende nuk e ka konfirmuar formacionin e ngjarjes.

Por, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare Jung Kook i BTS do të performojë gjatë ceremonisë së hapjes. Grupi koreano-jugor BTS ndau lajmin në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter duke thënë: “Krenar të njoftoj se Jung Kook është pjesë e Soundtrack-ut të Kupës së Botës FIFA Katar 2022 dhe do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës”.

Gjatë ceremonisë do të performojë edhe aktorja marokeno-kanadeze e Bollywood-it, Nora Fatehi. Fatehi u shfaq në videon zyrtare të “Light The Sky”, himni zyrtar i Kupës së Botës të Katarit 2022.

Këngëtari kolumbian, J Balvin dhe grupi amerikan Black Eyed Peas janë gjithashtu në listën për të performuar. Ndfërsa, Black Eyed Peas performuan gjithashtu në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës FIFA në 2010.

J Balvin pritet të mbajë një performancë live më 24 nëntor.

FIFA raportoi se Katari “do të presë gjithashtu një gamë të gjerë opsionesh kulturore dhe argëtuese gjatë Kupës së Botës FIFA të këtij viti, me më shumë se 90 ngjarje speciale që do të zhvillohen në periferi të turneut”.

Ylli i hip hopit Nicki Minaj është bashkuar me kantautorin kolumbian Maluma dhe këngëtaren libaneze Myriam Fares për shtimin e fundit në kolonën zanore zyrtare të Kupës së Botës në Katar.

Të premten, të tre artistët publikuan një bashkëpunim historik të titulluar “Tukoh Taka”, i cili shënon herën e parë që një himn zyrtar i Kupës së Botës përmban tre gjuhë, pasi Minaj këndon në anglisht dhe spanjisht, Maluma këndon në spanjisht dhe Fares këndon në arabisht.

Është e fundit në një seri këngësh nga artistë nga e gjithë bota të publikuara si pjesë e kolonës zanore zyrtare të FIFA-s për Kupën e Botës 2022, raporton NBC.

Maluma dhe Myriam Fares do të performojnë në hapjen e festivalit të tifozëve të FIFA-s në Doha të shtunën.

Publikimi i këngës së re vjen ndërsa FIFA përballet me reagime të forta për të drejtat e njeriut në Katar, shtypjen e komunitetit LGBTQ+ dhe trajtimin e dobët të punëtorëve migrantë, të cilët ndërtuan vendet e turneut.

Ricky Martin e bëri këtë në vitin 1998 në Francë dhe Shakira performoi në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, por Dua Lipa dhe Rod Stewart kanë refuzuar të jenë pjesë e Kupës së Botës 2022.

Ndërkohë, Stewart zbuloi në një intervistë për The Sunday Times se ai refuzoi më shumë se një milion dollarë për të performuar në Katar për arsye morale.

Sa i përket Shakirës, ​​njerëzit e afërt të këngëtares së njohur i thanë EFE-së se ajo refuzoi mundësinë për të qenë “në hapje, mbyllje apo ndonjë event” në mbështetje të komunitetit LGBTQ+ dhe të drejtave të grave.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika