Qëllimi është finalja.

Katër skuadra e dëshirojnë trofeun në sirtarin e tyre.

Kupa e Kosovës në futboll rikthehet sot me ndeshjet e para gjysmëfinale.

Në Podujevë, Llapi e pret Gjilanin me fillim nga ora 15:00.

Teksa, në të njëjtin orar zhvillohet takimi Vushtrria – Prishtina.

Interesant është fakti që Vushtrria garon në Ligën e Parë – dhe ka arritur në këtë fazë të këtiij kompeticioni.

Gjysmëfinalet zhvillohen me sistem vajtje – ardhje dhe finalistët përcakohen vetëm pas dy ndeshjeve.