Kupina: Deklaratat e Çitakut janë absurde, Presidentja ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet dhe Qeverinë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar heshtjen e Presidentes Osmani lidhur me vërshimet në vend. Ndërkaq, këshilltari i Presidencës, Bekim Kupina i ka quajtur ‘absurde’ deklaratat e Çitakut gjersa ka thënë se për dallim nga ajo, Presidentja e vendit e di shumë mirë edhe kush janë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe ku janë kufijtë e vendit

Këshilltari i Presidencës, Bekim Kupina ka thënë se Presidenca e Republikës së Kosovës ka qenë vazhdimisht në kontakt me institucionet relevante lidhur me vërshimet e shiut në komunat e Kosovës, e krahas kësaj, edhe me Qeverinë.

Pas kritikave të nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për heshtjen e saj pas vërshimeve nga shiu në komunat e Kosovës, një reagim ka ardhur nga vet këshilltari Kupina.

“Që nga dita e djeshme, Presidenca vazhdimisht ka qenë në kontakt me institucionet relevante për t’u siguruar se ekziston mobilizim i plotë për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet në komunat e Republikës së Kosovës. Presidentja poashtu ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë në mënyrë që të vlerësohet dëmi i bërë dhe të minimizohen pasojat në ekonomi familjare, biznese dhe në bujqës”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, Kupina i ka quajtur ‘absurde’ deklaratat e Çitakut gjersa ka thënë se për dallim nga ajo, Presidentja e vendit e di shumë mirë edhe kush janë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe ku janë kufijtë e Republikës së Kosovës.

‘Presidentja çdo ditë punon për qytetarët e Republikës, ndaj deklaratat absurde, siç është kjo e znj.Çitaku sot, tregojnë se ka të tillë që pikërisht kur duhet të mbrohet interesi qytetar, nxiten nga interesa të ngushta me qëllim që ta sulmojnë Presidenten. Për dallim nga znj.Çitaku, Presidentja e vendit e di shumë mirë edhe kush janë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe ku janë kufijtë e Republikës së Kosovës.Presidentja Osmani, gjithnjë është me qytetarët dhe punon gjithnjë për interesin e qytetarëve dhe të shtetit!’, ka deklaruar ai.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha dhe një fjalë e presidentes, sipas saj, ka munguar.

“Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërrshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha. Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata. Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht”, ka deklaruar ajo.

Vërshimet e së enjtes kanë përfshirë vende të tëra të rajonit, ndër të cilat, më e prekura ishte ajo e Skenderajt. Kjo e fundit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Disa nga komunat janë vizituar nga kryeministri Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi.

Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika