Kupina demanton lajmet se pasaportën diplomatike Valdrin Sahitit ia ka dhënë presidentja Osmani
Bekim Kupina, këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka reaguar ndaj akuzave se stilistit Valdrin Sahitit, presidentja Osmani ia ka dhënë pasaportën diplomatike. “Presidentja asnjëherë nuk ia ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta”, […]
Bekim Kupina, këshilltari i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ka reaguar ndaj akuzave se stilistit Valdrin Sahitit, presidentja Osmani ia ka dhënë pasaportën diplomatike.
“Presidentja asnjëherë nuk ia ka dhënë pasaportë diplomatike askujt, pra as Valdrin Sahitit. Presidentja as nuk e ka rekomanduar një gjë të tillë. Presidentja nuk ka kompetencë ligjore të japë pasaporta”, ka shkruar Kupina.
“Këto pasaporta janë dhënë nga qeverisja e kaluar”, ka shtuar ai.
Më tej, ai ka paralajmëruar padi për të gjithë ata që kanë shpifur ndaj presidentes Osmani.
“Prandaj, shpifjet e shumta të këtyre ditëve, Presidenca do t’i trajtojë duke ndërmarrë masa të parapara me ligj ndaj të gjithë atyre që kanë shpifur”, ka përfunduar Kupina















