Kur do të duhej të largohej Doarsa Kica nga Lista Guxo? – Flet deputetja Jeta Statovci

Deputetët nuk duhet ta ndërrojnë partinë pa e përfunduar mandatin sepse duhet të ruhet besimi që është marrë nga qytetarët ka thënë deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci





Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, në emisionin Personale te Krenare Vokshin në RTV Dukagjini, ka thënë se deputetja e Kuvendit të Kosovës, Doarsa Kica ka lindur si figurë politike në Listën Guxo.

Më tej, Statovci ka thënë se është kundër aderimit nga partia në një parti tjetër, sepse sipas saj, duhet të ruhet besimi që është marrë nga qytetarët dhe të dërgohet në vend nëpërmjet politikave.

“Është e drejt personale e secilit që pastaj të reflektojë mbi zgjedhjet ose orientimet e tij politike, mirëpo kjo do të duhej vetëm pas përfundimit të mandatit”, ka thënë Statovci.

Në pyetjen se pas përfundmit të mandatit si deputete e Listes Gixo, a do të kthehet në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Statovci ka thënë se janë në “një fazë të jashtëzakonshme të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, ku synimet dhe qëllimet tona të përbashkëta na bashkojnë”.

Ndërsa për bashkëpunimin në të ardhmen në mes të Listës Guxo dhe LVV-së, Statovci ka thënë se nuk janë në atë fazë për të diskutuar, por sipas saj çdo gjë është e varur nga të dy palët.





Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika