Kur do të ketë një takim mes Kurtit e Vuçiqit?

18 gushti ishte takimi I fundit mes Kryeministrit të Kosovës Albin kurtit dhe Presidentit të Serbis Aleksander Vuciq. Një datë zyrtare ende nuk është paralajmëruar për vazhdimin e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë. Sipas njohëseve të fushës së politikesë më tempon e këtyre negociatave veshtirë se mund të arrihet marrëveshje finale

Pamje nga takimi në Bruksel mes Kryeministrit të Kosovës, Albijn Kurti dhe Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq





Takimin e fundit e Albin Kurtit me Aleksandër Vuçiq e kishte më 18 gusht.

Ndonëse kanë kaluar dy muaj që nga ajo periudh ende nuk ka as një shenjë për takim mes dy liderëve të dy vendeve që tash  e dy dekada janë në përpjekje për të arritur një kompromis.

I gatshëm për një takim ditë më parë u shpreh shefi i ezkekutivit kosovar.

Atmosfer…. Kurti në ara

Mirëpo kjo tempo e ultë e takimeve duket e vështirë për të arritur një marrëveshje përfundimtare e cila po kërkohet nga i gjithë spektri ndërkombëtar.

“Janë dy tema që kanë mbetur pezull siq është energjia dhe target. Nuk duhet të gjuhen nga largësia më fjal por duhet të takohen. Me këtë tempo për fat të keq nuk mund të ketë shpresa se po shokohet drejtë arritjes së marrëveshjes finale”, ka thënë Muhaxheri.

Artan Muhaxheri, Analist

Shkas tjetër se pse nuk po ftohet një takim mes dy vendeve, duke se është zhvillimi politik në Serbi.

“Problemi më shumë qëndron tek qeveria Serbe se sa ajo e Kosovës, pasi zhvillimet e fundit në Serbi  atje u dashtë të formohet qeveria e re dhe atje ende nuk është bërë një gjë e tillë”, ka theksuar Sadiku.

Arbnor Sadiku, Analist

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takim në Qeverinë e Kosovës me kryeministrin Albin Kurti, të ejten që e lam pas.

Në takim u bisedua për ecurinë e mëtejshme të procesit të bisedimeve në Bruksel dhe për përgatitjet për takimet e radhës në kuadër të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkohë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka paralajmëruar për një takim të mundshëm në tetor mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel, derisa nuk ka dhënë datë se kur do të mund të ndodhë një takim i nivelit të lartë.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika