“Kur ne kemi fjetur me kufoma, ata kanë fjetur në krevata të butë”, Grajqevci kritikon institucionet për neglizhencë në procesin e gjetjes së personave të zhdukur

"Ne nuk duhet të mburremi se kemi punur mjaftë këtu, ata që kanë dashur të punojnë i kanë nëpër sirtarë , ata që s'kan dashtë, lëre që s'kan dashtë, por edhe në proces na kanë dëmtuar dhe na kanë stagnuar"

Ahmet Grajqevci, nga këshilli i familjarëve të zhdukur

“Ti kishim pas ne 24 kryetarët e shoqatave mjetet e nje institucioni , po të tregojë që sot çdo gjë kiish me përfundu. Por, ne kur kemi punuar, këta kanë fjetur në kreveta të butë, ndërsa ne kemi fjetur me Kufoma… në mesin e tyre kemi fjetur që mos ti hajnë qentë”.

Kështu ka deklaruar, Ahmet Grajqevci, nga këshilli i familjarëve të zhdukur, duke i kritikuar insitutcionet e Kosovës për neglizhencë dhe mospunë në procesin për gjetjen e personave të zhdukur.

Grajqevci theksoi se insitutcionet nuk duhet të mburren për këtë proces, pasi kanë bërë shumë pak.

“Dëshmitarët dita ditës po na ikin, ne në këtë proces jemi vonuar… me tre prokuror nuk mundet me e kry vetëm Fushë Kosovën, kjo është për t’u çuditur, tre prokurorë, katër shtëpia krematrium jane veç në Fushë Kosovë, ashtu janë edhe në qytet tjera, gjashtë shtëpia janë vetëm në dy Krushat (Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël). Ne nuk duhet të mburremi se kemi punur mjaftë këtu, ata që kanë dashur të punojnë i kanë nëpër sirtarë , ata që s’kan dashtë, lëre që s’kan dashtë, por edhe në proces na kanë dëmtuar dhe na kanë stagnuar”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika