Kur përfundojnë bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Flet Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka sqaruar se si Qeveria e Kosovës është interesuar për ta arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë





Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, ka folur se a është dorëzuar kryeministri i Kosovës Albin Kurti kur është arritur marrëveshja për targat e paligjshme “KM”,  Muja ka thënë se Qeveria e Kosovës ka pasur dy qëllime  ku i  “pari ka qenë që të anulohen targat e paligjshme të  Serbisë, edhe dyta ka qenë vendimi Qeverisë që  deri në mars të vitit 2023 që në mënyrë të përshkallëzuar të fillojë edhe gjobitja”.

Sipas Mujës kërkesë e Qeverisë Kurti II, kishte qenë që të fillojë normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kërkesa e Kosovës ka qenë që të fillojë urgjencë trajtimi i planit franko-gjerman siç kishte qenë në shtatorë të këtij vitit, edhe ajo që ne jemi pajtuar është të tërhiqemi nga gjobitja”, ka  deklaruar Muja.

“Diskutimet [për marrëveshjen përfundimtare] do të fillojnë menjëherë sipas deklaratës edhe do të përfundojnë me takimin e Grupit Special për normalizim edhe prezantohen zakonisht prezantohen  midis 23 mars edhe një prill të vitit 2023”, ka shtuar ai.





Shija e redaktorit

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Trepça triumfon në finalen e parë me rikthim ndaj Yllit

Finalja e parë e “Play-off”-it i ka takuar Trepçës. Mitrovicasit edhe pse ishin duke humbur me 13 pikë dallim, të përkrahur nga tifozët kanë...

Kamberi: Pas Malit të Zi edhe Maqedonia e Veriut po...

Analisti politik, Belgzim Kamberi, ka thënë se fitorja bindëse e VMRO-DPMNE-së, nuk është lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor dhe as për Bashkimin Evropian...

Të fundit nga rubrika