“Kur postohen përqindjet për të fshehur dështimet”, Bajrami i reagon Muratit
“Kur postohen përqindjet për të fshehur dështimet”, kështu ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ndaj Ministrit të Financave Hekuran Murati Sipas Bajramit, ministri i Financave ka manipuluar pasi sipas saj në Kosovë nuk ka zhvillim infrastruktor. “Hekuran Murati paska manipuluar sërish me numrat në formë […]
“Kur postohen përqindjet për të fshehur dështimet”, kështu ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ndaj Ministrit të Financave Hekuran Murati
Sipas Bajramit, ministri i Financave ka manipuluar pasi sipas saj në Kosovë nuk ka zhvillim infrastruktor.
“Hekuran Murati paska manipuluar sërish me numrat në formë të përqindjeve. Për të, interpretimi i shifrave faktike në vend se ta tregojë gjendjen reale bëhet instrument për të manipuluar syrin e militantit, ndërsa realiteti shihet qartë për ata që duan të shohin. Në fakt, kushdo që jeton në Kosovë e din se zhvillimi infrastruktor i shtetit është lënë në harresë nga një qeveri e cila po e përfundon mandatin 4 vjeçar vetëm me përurimin e urës së vogël të Staradranit dhe me ndërtimin e katër çerdheve nga 160 të premtuara”, ka thënë Bajrami.
“Hekuran Murati paska thënë se shpenzimet buxhetore për vitin 2023 janë rritur me 13% në krahasim me një vit me herët, por do të ishte më fer të tregohej se këto shpenzime, duke e përfshirë edhe lëmoshën e shpërndarë në fund të vitit, arrijnë shumën totale prej 2.966 miliardë euro, apo saktësisht 342 milionë euro me pak se buxheti i planifikuar (3,238 mld euro). Në vijim, ai paska thënë se shpenzimet kapitale na qenkan rritur për 32% në krahasim me vitin 2022 dhe, nëse kjo është e saktë, i bie që në total janë shpenzuar 557 milionë euro apo 262 milionë euro me pak se buxheti i planifikuar (819 mil.euro)”, ka shtuar ajo.
Më tej ajo e ka pyetur ministrin“a e din Hekurani se paaftësia për ta shpenzuar një buxhet të planifikuar nuk është arritje me të cilën mund të mburresh por cilësohet si dështim, mungesë vizioni dhe simptomë e keqmenaxhimit?”
Tutje, Bajrami ka thënë se rroga e ministrit të Financave është rritur për 450 euro, por sipas saj këtë fate nuk e kanë pasur të gjithë pasi disa kategorive iu janë ulë pagat.
“Shpenzimet për paga dhe shtesa qenkan rritur për 111 milionë euro dhe sipas tij, pagat në sektorin publik qenkan rritur për 17%. Por mesatarja këtu sërish nuk e tregon realitetin sepse derisa Hekuranit i është rritur paga për 450 euro vitin e kaluar, ka kategori të tjera që kanë pasur ulje të pagës, dhe ka të tillë të cilëve paga nuk u ka lëvizur prej vitit 2016. Andaj është mirë që Hekurani ta dijë se kur ai han dardha nuk do të thotë se të tjerëve ju pihen dhëmbet”.
Më poshtë mund ta lexonin postimin e plotë të deputetes nga radhët e LDK, Hykmet e Bajrami.















