Kur pritet të merret vendimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Nuredin Lushtakut dhe të tjerëve?

Gjykata Themelore në Mitrovicë, pritet që për rreth një orë të merr vendimin për caktimin ose jo, të masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun, Faton Lushtakun dhe Arif Lushtakun

Nuredin Lushtaku

Për rreth një orë pritet të merret vendimi për caktimin ose jo, të masës së paraburgimit për Nuredin Lushtakun, Faton Lushtakun dhe Arif Lushtakun.

Kështu ka bërë të ditur trupi gjykues gjatë seancës e cila po mbahet në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Ndryshe, ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është dërguar në mbajtje për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Këtë për Portali Dukagjini e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë në Mitrovicë, Valon Preteni, e cili ka theksuar se në momentin e vetëdorëzimit të Lushtakut, prokuroria e ka caktuar të njëjtën masë ndaj tij.

“Po është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Preteni.

Ai ka theksuar se seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lushtakut dhe dy të pandehurve të tjerë, është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore.

Në këtë seancë, Preteni ka potencuar se pritet të vendoset se çka do të ndodhë më tutje.

Pas përleshjes së vëllezërve Lushtaku me policët e plagosur, ndodhi edhë një rrëmbim i armës.

Policit dhe njëkohësisht të dëmtuarit, Enver Berisha, i është rrëmbyer arma nga Faton Lushtaku.

Gjatë seancës ku ka kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve, është thënë se arma e rrëmbyer është dorëzuar nga Nuredin Lushtaku tek Bekim Jashari.

Ky i fundit e kishte dorëzuar armën në polici.

Portali Dukagjini ka tentuar të kontaktojë me Jasharin, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Lidhur me këtë, Portali Dukagjini u ka dërguar pyetje edhe Policisë së Kosovës se a është intervistuar Jashari, dhe se arma e dorëzuar a ishte e mbështjellur apo e prekur nga duart e tij, por deri në këto momente Portali Dukagjini nuk ka pranuar përgjigje.

Pas raportimit se ish-gjenerali dhe njëherësh ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është përfshirë në një përleshje me dy policë të cilët të shtunën e dy korrikut kanë mbetur të plagosur, RTV Dukagjini jep detaje ekskluzive nga seanca ku ka kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Detaje ekskluzive, kërkesa për caktim të paraburgimit sqaron se si ndodhi incidenti

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika