Kuratori boshnjak falënderon Kosovën për shpalljen e 11 korrikut Ditë Përkujtimore për gjenocidin e Srebrenicës

Qeveria e Kosovës ka shpallur 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit për Gjenocidin e Srebrenicës, duke nderuar viktimat me një minutë heshtje. Historiani dhe kuratori boshnjak Ahmo Mehmedoviq falënderoi Kosovën për këtë veprim.

Qeveria e Kosovës ka shpallur sot 11 korrikun si Ditën e Përkujtimit për Gjenocidin në Srebrenicë, duke nderuar viktimat e këtij gjenocidi me një minutë heshtje. Në orën 20:00 do të mbahet edhe një ceremoni përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë.

Historiani dhe kuratori në Qendrën Memoriale të Srebrenicës në Potoçare, Ahmo Mehmedoviq, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për vendimin e marrë në mbledhjen e sotme.

“Qeveria juaj është e përcaktuar që të shkojë rrugës së civilizimit, në mënyrë që të jemi preventivë për çdo krim kudo në botë. Kjo do të thotë shumë për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, meqë në këtë mënyrë, ne dërgojmë mesazhin që asnjëherë më, askund, të mos përsëritet krimi i gjenocidit. Faleminderit,” ka thënë Mehmedoviq për Radio Dukagjinin.

Ndrëkaq, kryeministri Albin Kurti ka theksuar rëndësinë e këtij veprimi, duke e quajtur atë një akt fisnik dhe të duhur për të siguruar që gjenocidi të mos harrohet dhe të mos përsëritet askund në botë.

“Po i bashkohemi memoralizimit bazuar në rezolutën që kemi miratuar në Kuvend që dënon gjenocidin në Srebrenicë, në vijim të rezolutës në Parlamentin Evropian dhe rezolutës së miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së gjatë majit të këtij viti. Është veprim fisnik e i duhur në emër të Kosovës e të dëshirës sonë për drejtësi e paqe. Që të mos harrohet e të mos përsëritet gjenocidi as në Srebrenicë, as në Kosovë, as në rajonin tonë e askund në botë”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se më 23 maj të këtij viti Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpall 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika