“Kurorëzimi i dashurisë me martesë është si një akt proteste ndaj institucioneve fetare në Shqipëri”

Në Shqipëri, më saktësisht në tarracën e Bashkisë së Tiranës, më 19 maj kurorëzuan dashurinë në një ceremoni simbolike, çifti i së njëjtës gjini Edlira dhe Alba, të cilat kishin marrë dy pastorë nga Anglia. Në ceremoninë private, Edlira dhe Alba ishin veshur të dyja me fustane nusërie.

E për këtë ceremoni martesore, çifti Alba Ahmetaj dhe Edlira Mara në emisionin “Rreth e Rrotull” në Dukagjin kanë treguar që kurorëzimi i dashurisë së tyre me ceremoni është si një akt “proteste” ndaj institucioneve fetare në Shqipëri, që referohen se martesa duhet të ndodh mes një burri dhe një gruaje e jo mes gjinisë së njëjtë.

“Kemi bërë gjëra shumë mbrapsht sepse kemi 14 vite që jemi bashkë. Kemi dy fëmijë. Dhe tani vendosëm të martoheshim. Prej shumë vitesh Edën e konsideroj timen dhe dasma që e bënim ishte si një ‘akt’ proteste për të treguar se ne jemi këtu, se ekzistojmë, familjet LGBT+. Ka dhe shumë çifte të tjera që kanë më shumë vite ose me pak vite, nuk ka rëndësi aq”, deklaroi Alba Ahmetaj.

Ahmetaj tha se komuniteti LGBT+ është me një narrativë “shumë të rënduar” dhe vazhdimisht janë pjesë e kërcënimeve dhe bullizimeve përmes rrjeteve sociale.

 

“Në Shqipëri 3-4 vitet e fundit ka qenë me një narrativë shumë të rënduar për komunitetin LGBT në përgjithësi, por në veçanti për ne të dyja për shkak të fëmijëve që sollëm në jetë. Duke fillua nga gënjeshtrat që janë shpërndarë nga njerëzit e Zotit, e të cilët nuk duhet të shpërndahen. Deri tek kërcënimet, bullizimet online etj”, tha ajo.

 

Ndodh për herë të parë martesa mes dy grave në Shqipëri

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika