Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Nënë Terezën në 26-vjetorin e saj të vdekjes.

Ai ka shkruar se trashigimia humanitare e Nënë Terezës vazhdon të frymëzojë vepra bamirësie në tërë botën.

“Trashëgimia humanitare që Nëna Terezë e ngriti me veprën dhe shembullin e saj, vazhdon të frymëzojë vepra bamirësie në tërë botën”, ka shkruar Kurti.

Nënë Tereza njihet si një ndër personat më humanitarë që njeh bota.

Ajo vdiq më 5 shtator të vitit 1997.