Kurtaj: Nuk kam biseduar me Jakup Krasniqin për referencat e përdorura nga libri i tij

Dëshmitari Hajrush Kurtaj tha se nuk ka biseduar me Jakup Krasniqin lidhur me referencat e marra nga libri “Kthesa e Madhe” dhe të përdorura në librin e tij.

Këtë deklarim, Kurtaj e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të Krasniqit, avokatit Aidan, lidhur me referencat e marra nga libri i Jakup Krasniqit “Kthesa e Madhe”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Më pas, avokati Ellis ia prezantoi dëshmitarit dy rregulla të UÇK-së, që ai i ka publikuar në librin e tij, njëra prej tyre rregullonte dukjen e ushtarëve të rregullt të UÇK-së dhe ushtarëve rezervë.

Sipas kësaj rregullore, ndër të tjera, ushtarët duhet të ishin me flokë të shkurtra dhe të rruara.

Në vazhdim, avokati ia prezantoi një foto të zonës ku ka vepruar dëshmitari, e në të cilën shiheshin disa ushtarë të UÇK-së me flokë dhe mjekra të gjata.

Në pyetjen e avokatit Ellis se a nënkupton kjo që rregulloret nuk janë respektuar, dëshmitari e pohoi një gjë të tillë..

Më pas, edhe avokati Ellis përfundoi me marrjen në pyetje të dëshmitarit Kurtaj.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika