Kurti: 3941 qytetarë nga komuniteti serb kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patentë shoferëve ilegalë në RKS
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se 3 mijë e 941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës. I pari i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka […]
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se 3 mijë e 941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.
I pari i qeverisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se deri në mbyllje të afatit kanë mbetur edhe dy javë dhe se nuk është shënuar asnjë incident.
“I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patent shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht” shkruan Kurti në Facebook.
Postimi i plotë:















