Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i ka kaluara dy vjet duke negociuara me liderët e shtetit serb në dialogun e lehtësuar nga Bashkim Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel, duke diskutuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Më tej, ai ka rikujtuar deklarata e përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikën e Jashtem, Josep Borrell, që kishte thënë pas dakordimit me gojë nga ana e Kosovës dhe Serbisë se pranojnë planin evropian dhe aneksin e zbatimit të tij.

“Më 18 mars në Ohër [Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, njoftoi zyrtarisht për marrëveshjen [arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë]”, ka shkruar Kurti.

“Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht dhe menjëherë. Asnjë zbatim i pjesshëm pa vonesa”, ka shkruar Kurti.

We spent the last 2 years negotiating a legally binding agreement btw Kosova & Serbia. On March 18 in Ohër/Ohrid, EU HR/VP @JosepBorrellF officially announced the deal. What has been agreed upon must now be implemented—fully and immediately. No partial implementation; no delays.

— Albin Kurti (@albinkurti) April 16, 2023