Kurti: Akti i Afrim Bunjakut zbuloi dhe dështoi sulmin e Serbisë

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar kontributin e rreshterit Afrim Bunjaku në zbulimin dhe parandalimin e sulmit terrorist të organizuar nga Serbia. Këto komente ai i bëri gjatë Akademisë përkujtimore për Heroin e Kombit, Bunjaku, i cili u vra një vit më parë nga terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit.

Kurti e përshkroi veprimin e Bunjakut si heroik, duke theksuar se ai zbuloi aktivitetet e fundit të agresionit serb dhe se veprimet e tij ndihmuan në dështimin e planit të Serbisë për të kryer një sulm të rëndë.

“Akti i Afrim Bunjakut, zbuloi dhe bëri të dështoi sulmin e shkallës së fundit gjithnjë e agresiv si është fqinji jonë verior. Është hero sepse ne kohën e vet, në funksionet e veta, zbuloi veprimtarinë më të re të agresionit që ka paramenduar, organizuar dhe financuar Serbia”, ka thënë Kurti.

“Nga hartat e grupit terrorist u kuptua se qëllimi përfundimtar i tyre ishte një luftë më e gjatë më e gjerë, drejt aneksimit të një pjese të territorit të Kosovës. Kurse dokumentacioni dhe aparatet teknologjike të kapura u sqarua roli i Serbisë në tërë këtë projekt për pushtimin e një pjese të territorit të vendit tonë”, ka shtuar Kurti.

Kurti ka theksuar se aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj 45 personave është denoncim ndaj një tentative të dështuar të Serbisë për të realizuar një terrorizëm shtetëror për të aneksuar veriun.

“Aktakuza nuk është një vetëm një kusht juridik dhe një përpjekje për drejtësi por edhe një denoncim ndaj një tentative të dështuar në trajtën e një terrorizmi shtetëror të Serisë për aneksimin e veriu të Kosovës”, ka theksuar Kurti.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika