Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, gjatë takimit me drejtorin e përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopmanka, deklaruar se për Kosovën nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, i cili shoqërohej nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Kryeministri e ka falënderuar Koopman për vizitën dhe për ndihmën e madhe të Bashkimit Evropian për shtetin dhe qytetarët e Kosovës në këto 15 vitet e fundit.

Gjatë takimit, Kurti ka deklaruar se për Kosovën anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk ka alternativë.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, Kurti ka theksuar rëndësinë që ka Tregu i Përbashkët Rajonal për integrimin ekonomik të rajonit dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të tri marrëveshjeve që janë nënshkruar në Procesin e Berlinit.

Me këtë rast, është nënvizuar fakti që Kosova ishte e para që ratifikoi në parlament të tri marrëveshjet.

Ndër të tjera, Kurti gjatë takimit ka njoftuar se në dhjetor të vitit të kaluar është dorëzuar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, kurse këtë vit janë vendimet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kalimin e fazës së parë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, e që sipas tij, janë dëshmi e qartë e përkushtimit të Kosovës për integrim e progres.

Koopman ka thënë se Kosova është pjesë e familjes evropiane. Ai e ka përgëzuar Kosovën për reformat dhe theksoi nevojën e përshpejtimit të tyre dhe nevojën për të ndjekur integrimin ekonomik të rajonit dhe integrimin në tregun ekonomik të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

Ndërkaq, siç ka njoftuar ZKM-ja, në qershor të vitit 2021, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, kryeministri Kurti kishte prezantuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, të bazuar në EFTA-EEA, gjë që do t’i zgjidhte pengesat që kemi për të ecur shpejt në integrimin ekonomik të rajonit, mundësonte integrimin me Tregun Unik të BE-së dhe përshpejtonte anëtarësimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika