Kurti: Antarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se antarësimi i Kosovës në NATO është i domosdoshëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka folur për suksesin e Kosovës ka kërkuar që kjo e fundit të antarësohet në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Kështu është shprehur i pari i ekzekutivit, në një konferencë të përbashkët me ndihmësekretaren amerikane për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karin Donfried.

“Që të ruhet paqja dhe stabiliteti afatgjatë, siguria rajonale, është i domosdoshëm integrimi sa më i shpejtë i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO, i shteteve që janë demokratike dhe i kanë vendosur sankisone Rusisë”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ai ka theksuar se Kosova duhet të antarësohet në Këshillin e Evropës dhe të bëhet pjesë e programit të partneritetit për paqe, gjë për të cilën Kurti ka thënë se po përgatiten.

“Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah botës së bashkuar demokratike në mbrojtje të demokracisë dhe të paqes në rajon. Për SHBA-të, Kosova do të mbetet mik, aleat, dhe partner i besueshëm. Një i tillë që nuk pyet pse por si, jo sa por kur”, shtoi Kurti.

Kryeministri Kurti po ashtu, ka treguar se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për sukseset e Kosovës, rolin dhe kontributin e madh që SHBA-të vazhdojnë të japin në zhvillimin dhe demokracizimin e vendit.

“Biseduam për arritjet e qeverisë gjatë vitit të parë dhe rëndësinë e bashkëpunimit më të thellë ndërmjet dy vendeve sidomos në fushën e ekonomisë, mbrojtjes dhe sigurisë”, shtoi ai.

Në anën tjetër, derisa ka përmendur agresionin rus ndaj Ukrainës, që sipas tij po zgjatë më shumë se sa agresori e priste të ndodhte, Kurti ka thënë se Kosova e mbështetë rezistencën e popullit ukrainas.

“Ne duhet të mbetemi të vëmendshëm për rreziqet që mund të nxisë dëshprimi i Kremilinit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, lidhur me situatën në Ukrainë, Kurti ka thënë se reagimi dhe rreshtimi i Kosovës me SHBA-të, BE dhe Mbretërinë e Bashkuar, ka qenë i menjëhershëm.

“Një rreshtim i tillë është vlerë, orientim dhe aleancë. Pos sanksioneve ndaj Rusisë kemi treguar solidarizim me popullin ukrainas. Kemi shprehur gatishmëri për strehimin e pesë mijë refugjatëve”.

“Jo të gjitha shtetet e BP kanë vepruar njësoj, është për të ardhur keq refuzimi i Serbisë për të sanksionuar Rusinë dhe për t’u distancuar nga ajo. Mund të ishte qëndrim i pritshëm por assesi nuk duhet të jetë i mirëkuptueshëm”.

Siç theksoi ai, një refuzim i tillë tregon vlerë antidemokratike, orientim joperëndimor dhe aleancë autokratësh.

Ndërkaq, presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët tjerë nuk do të duhej të përcaktoheshin nga dialogu me Serbinë.

Kështu është shprehur ajo në një konferencë të përbashkët me Donfried.

“As marëdhënia jonë me aleatin tonë më të afërt e as marrëdhëniet tona me anëtarë të tjerë të komunitetit ndërkombëtar nuk do të duhej të përcaktoheshin nga dialogu me Serbinë. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin dypalësh me partnerët tanë përderisa ky proces do të vazhdojë”, është shprehur ajo.

Ajo ka thënë se gjatë takimit me Ndihmëssekretaren për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, është diskutuar për urgjencën dhe nevojën për progres në procesin e dialogut gjithnjë të përqendruar në njohjen reciproke.

Osmani: Marrëdhënia me SHBA-të dhe aleatët e tjerë s’duhet të përcaktohet nga dialogu me Serbinë

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika