Kurti: Armatosja e Serbisë tregon për frikën e saj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar të martën në lidhje me furnizimin e Serbisë me armë nga Kina.

Në një konferencë për media, Kurti, tha se këto veprime të shtetit serb janë të rrezikshme për rajonin, por që sipas tij kjo tregon edhe për frikën e tyre.

“Serbia më duket se ndodhet në një lloj paniku kur po e vëren se nuk mund të qëndrojë në 3-4 ulëse njëkohësisht më. Po përpiqet të forcohet për vete sepse ndoshta mund të ngelet e vetmuar”.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë s’është e parrezikshme për rajonin dhe Kosovën, por në anën tjetër, është shprehje e frikës së tyre, se mund të ngelin të vetmuar atëherë kur po duket që s’mund të qëndrojnë në disa karrige siç janë mësuar”, tha kryeministri.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

 

Kurti: Të kujdesshëm por jo të frikësuar

Kryeministri Kurti tutje ka thënë se është i brengosur për veprimet e Serisë, porse nuk duhet të frikësohemi, sepse sipas tij e kemi NATO-n brenda shtetit tonë.

“Jemi të brengosur, jemi të kujdesshëm, mirëpo nuk frikësohemi. E dimë që i kanë 44 baza ushtarake rrotull kufirit me Kosovën, që është kufiri më i gjatë, dhe rrotull i kanë 42 baza ushtarake ofensive”.

“Por pavarësisht kësaj, ndonëse ne nuk jemi në NATO, NATO është tek ne. Kosova dhe NATO janë pjesë të historisë së njëra-tjetrës, të tashmes së njëra-tjetrës dhe të së ardhmes. Me investimet që po bëjmë me bashkëpunimin me aleatët tanë, besoj që edhe territori edhe shteti edhe qytetarët janë të sigurt”, është shpreh Kurti.

I pari i qeverisë tutje ka përmendur rritjen e buxhetit për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) siç tha për ta avancuar ushtrinë e vendit.

Vuçiq: Serbia po planifikon t’i blejë 12 avionë francez Rafale

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika