Kurti: Arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, nuk e kanë besuar se do të ndodhë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka thënë se kidnapimi i zyrtarëve policorë në veri të Kosovës paraqet një hakmarrje nga ana e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq, i njohur si “Llune”. Pasi, sipas Kurtit, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, të […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka thënë se kidnapimi i zyrtarëve policorë në veri të Kosovës paraqet një hakmarrje nga ana e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit Millun Millenkoviq, i njohur si “Llune”.
Pasi, sipas Kurtit, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, të cilët nuk e kanë pritur se dikush si ai do të arrestohet.
“Arrestimi i LLunes i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, nuk kanë besuar që dikush si Llune mund të arrestohet. Ne kemi sundim të ligjit, ne nuk bëjmë pazare…Nuk bëhet fjalë për kurrfarë arrestimi, atë arrestim e ka bërë policia kundër Llune, ndërkaq vetë policët e kanë përjetuar hakmarrjen e Serbisë për këtë arrestim”, ka theksuar Kurti.















