Kurti: Asociacioni është Zajednicë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, ajo s’po zbatohet nga unë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë është Zajednicë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës. “Duke ju falënderuar qeverisë me mua kryeministër nuk po zbatohet, i kam përmendur gjerë e gjatë 6 kushte për asociacionin, Zajednica e Thaçit dhe Mustafës nuk po zbatohet nga unë se […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe në Kosovë është Zajednicë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.
“Duke ju falënderuar qeverisë me mua kryeministër nuk po zbatohet, i kam përmendur gjerë e gjatë 6 kushte për asociacionin, Zajednica e Thaçit dhe Mustafës nuk po zbatohet nga unë se ka qeveri demokratike”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ka thënë se me ardhjen e tij në pushtet nuk u mbajtën zgjedhjet serbe në Kosovë.
Shefi i ekzekutivit ka ironizuar me opozitën, duke thënë se me aq zell sa i thonë atij që të mos e pranojë marrëveshjen finale pa njohje reciproke, t’ia thonë këto fjalë edhe përfaqësuesit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
“Kur po jep deklarime Escobari që një njeri s’mund ta ndalë asociacionin në Kosovë, atëherë pres deputetët e opozitës të thonë Kurti kundër asociacionit monoetnik kundër Serbisë nuk është vetë.















