Kurti: Asociacioni s’do të pranohet si parakusht për marrëveshjen bazike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një konferencë për media, 18 shtator 2023. Foto Liridon Llozani, RTV Dukagjini.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të pranohet si parakusht për implementimin e Marrëveshjes Bazike.

Kryeministri ka treguar se ka tri kushte kryesore që duhet të respektohen para fillimit të bisedimeve mbi Asociacionin.

Ai ka kërkuar që Asociacioni të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe të mos ndërhyjë në përgjegjësitë e pushtetit ekzekutiv të Kosovës. Gjithashtu ka theksuar se çdo bisedim mbi burimin juridik të Asociacionit duhet të bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe jo në Kushtetutën e Serbisë.

“Unë nuk mund të lejoj që krijimi i një Asociacioni të tillë të jetë parakusht për implementimin e marrëveshjes bazike. Unë më 18 mars në Ohër, si kryeministër kam shkruar një draft të statutit për Asociacionin, duke u ndërlidhur edhe me nenin 10, por ne të gjithë duhet të respektojmë tri shtylla, shtylla e parë është kushtetuta dhe Kushtetutshmërinë e Republikës së Kosovës dhe marrëveshja e Gjykatës Kushtetuese prej vitit 2015.

Shtylla e dytë letra e Frederica Mogherinit, të cilën e ka dërguar paraardhësit e mi Isa Mustafa, që nuk do ta ketë pushtetin ekzekutues as nuk do ta prekë shkallën e tretë të pushtetit. Dhe shtylla e tretë është qëndrimi i Shtetit të Departamentit Amerikan përmes letrës së Derek Chollet dhe Gabriel Escobar, të cilët flasin për koordinimin e komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ai në konferencë për media.

Ai ka deklaruar se nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pajtohet me këto tri shtylla do ta shkruajë draftin e statutit.

Por, ka theksuar se nuk mund të shkruhet teksti nëse nuk është bërë marrëveshja drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Unë kam thënë që nëse Vuçiq pajtohet me këto tri shtylla, unë do të shkruaj draftin e statutit. Sepse ne nuk mund të shkruajmë tekstin që pajtohemi për tekst nëse së pari nuk e kemi marrëveshjen drejt normalizimit. Së pari duhet një shpirti i një teksti, mandej të shkruhet me fjalë, kjo qasje që ne të shkruajmë drafte të ndryshme që të shohim në fund se çfarë të ndodhë, kjo nuk do të jetë e suksesshme”, është shprehur ai.

Ai ka thënë se në takimin e 14 shtatorit u është drejtuar emisarëve të BE-së dhe presidentit serb, se “nuk shërbehet kafja pa filxhan”, pasi sipas tij, një herë duhet të pranohet njohja de-facto dhe se cili është burimi legal dhe juridik i këtij Asociacioni.

“…Unë iu kam thënë që shkurt dhe me zë, që nuk me iu dhënë kafen pa filxhan, nuk mund të shërbehet kafja pa filxhan. Së pari të pranohet de-facto se cili është burimi legal dhe juridik i kësaj Asociacioni. A është Kushtetuta e Kosovës, nëse është Kushtetuta e Kosovës, atëherë unë jam këtu, nëse dëshiron bashkësia që të ketë burimin ilegal nga kushtetua e Serbisë, atëherë pse je ardh këtu të bisedon me mua. Negociatat me mua kanë kuptim sepse burimi juridik i kësaj bashkësie është kushtetua e Kosovës, por kjo nuk ka qenë e pranuar”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe, ai ka akuzuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, se është koordinuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kurti akuzon Lajçakun për koordinim me Vuçiqin

Kurti ka deklaruar se të dy kishin për qëllim që marrëveshja bazike në mes të Kosovës dhe Serbisë të mos zbatohej në plotni, por vetëm pjesa për Asociaiconin.

Shija e redaktorit

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Blinken duartroket rolin e Osmanit për hapjen e qendrës rajonale...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vlerësuar rolin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në hapjen e qendrës rajonale “Gratë, Paqja dhe Siguria”...

Të fundit nga rubrika