Kurti: Ata që e duan Asociacion duhet ta argumentojnë arsyen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se beson që propozimi evropian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë. Ndërsa, ai ka thënë se nuk ka marrë ndonjë argument adekuat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe

Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se beson që propozimi evropian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë. Ai është shprehur se është i gatshëm të bisedojë për marrëveshjet e arritura në Bruksel, por ka thënë se nuk ka marrë ndonjë argument adekuat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

I pari i ekzekutivit ka thënë se “nuk e sheh të nevojshëm krijimin e Asociacacionit, por se është i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve joshumicë”.

Sipas Kurtit, ata që kërkojnë Asociacionin duhet ta mbajnë mbi vete barrën e argumentit.

“Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit pse u duhen më shumë. Ahtisaari mori çmimin Nobel për Paqe, çfarë do ta plotësonte planin e Ahtisaarit, cilat janë argumentet për të metat e tij. Barra e argumentit duhet të jetë mbi ata që kërkojnë diçka tjetër apo diçka më shumë”, ka deklaruar Kurti për RTK2.

Tutje, ai ka treguar se qëkur e ka parë propozimin e njohur më parë si “franko-gjerman” kanë negociuar për arritjen e marrëveshjes.

“Të jem plotësisht i qartë, sigurisht edhe i sinqertë, më 9 shtator e kam lexuar atë propozim, por nga ‘iPad’-i i Lajçakut, nuk kam pasur dokument me shkrim. Ishin së bashku me Jens Plotner dhe Emmanuel Bonn, të dërguarit nga Parisi dhe Berlini. Unë menjëherë e kam vërejtur se më në fund kemi një propozim për marrëveshje”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, veçanërisht në Polici, Kurti u shpreh se nuk pajtohet me gjendjen e tanishme dhe se nuk dëshiron që serbët në veri të zëvendësohen me shqiptarë.

“Më vjen shumë keq që ata kanë dhënë dorëheqje. Mendoj se dorëheqjet janë të gabuara. Unë në parim nuk përjashtoj askënd për t’u kthyer, por nuk jam kompetent që të vendos për kriteret në vend të komisionit profesional. E them qartë, nuk kam ndërmend ta mbush atë vakum me shqiptarë. Nëse serbët kanë dhënë dorëheqje, serbët duhet të jenë në ato pozita dhe i ftoj të gjithë që të aplikojnë”, ka vijuar Kurti.

I pyetur për situatën e sigurisë në Kosovë, shefi i Qeverisë ka thënë se nuk ka hequr dorë nga premtimi i tij parazgjedhor se një nga prioritetet e tij është dialogu i brendshëm me serbët, por se aktualisht nuk ekziston mirëbesimi i nevojshëm. Ai ka paralajmëruar 123 projekte për ndërmarrje të vogla dhe biznese fillestare, prej të cilave 48 janë të destinuara për komunitetin serb.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika