Kurti: Bashkimi i shqiptarëve në zgjedhjet në Serbi, dëshmi e unitetit kombëtar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkimi i partive shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për zgjedhjet në Serbi, është dëshmi edhe për pluralizëm politik, edhe për unitet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se bashkimi i partive shqiptare në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc për zgjedhjet në Serbi, është dëshmi edhe për pluralizëm politik, edhe për unitet.

Kurti ishte mbrëmë i ftuar dhe folës në tubimin e mbajtur në mbështetje të listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 17 dhjetorit në Serbi.

Duke folur për koalicionin e përbërë nga pesë parti shqiptare, Partia për Veprim Demokratik, Partia Demokratike Shqiptare, Lëvizja e Progresit Demokratik, Unioni Demokratik Shqiptar dhe Aleanca për Luginën, që po garojnë së bashku në një listë, kryeministri ka thënë se ai përbëhet me figurat që bartin integritet të lartë moral dhe patriotik, njerëz që shquhen për aktivitetin e tyre politik për të drejtat dhe liritë e shqiptarëve në Luginë.

“Ky bashkim i shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në këto zgjedhje është dëshmi që mund të jemi edhe për pluralizëm politik edhe unitet kombëtar, mund të jemi edhe patriotë edhe demokratë, dhe se beteja e këtillë politike është e drejtë për nga karakteri i saj dhe se e gëzon mbështetjen tonë”, ka thënë Kurti, sipas komunikatës së Kryeministrisë.

Për Shaip Kamberin, kryeministri ka thënë se është një zë i fuqishëm i reciprocitetit.

Ai i ftoi të gjithë që të bashkohen e ta mbështesin Kamberin dhe listën e përbashkët për t’iu kundërvyer regjimit autoritar e antishqiptar në Serbi, “dhe për t’i dale në mbrojtje dhe avancim të të drejtave dhe lirive për komunitetin tonë shqiptar që jeton në atje”.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika