Kurti: BE-ja dhe ShBA-ja vunë bast për kalin e gabuar në presidentin e Serbisë, ai nuk ishte kalë por dhelpër 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vënë bast për kalë të gabuar në presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Por, sipas Kurtit, Vuçiqi nuk ishte fare kalë, por dhelpër

(Majtas) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)
(Majtas) Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti (djathtas)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin vënë bast për kalin e gabuar, që sipas tij është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, sipas Kurtit, Vuçiqi nuk ishte fare kalë, por dhelpër.

“Brukseli dhe Uashingtoni kanë vënë bast për kalin e gabuar në Serbi, në presidentin e atjeshëm. Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër”.

Më tej, kryeministri i Kosovës ka thënë se Serbia po lejon që Sputniku të mbajë bazën rajonale në Beograd.

“Askush as nuk e ka imagjinuar që një vit e pesë muaj pas agresionit rus në Ukrainë, Serbia nuk do të vendosë sanksione ndaj Moskës, por madje do të lejonte që Sputniku të mbante bazën rajonale në Beograd”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Rama: Magjia e festave erdhi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hapur Tregun e Fundvitit në qendër të kryeqytetit. Ai ka thënë se në bulevardin "Xhorxh Bush" qytetarët do të...

Mbrojtja e krerëve të UÇK-së triumfon ndaj ZPS-së, Specialja iu...

Trupi Gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës ka marrë një vendim në lidhje me komunikimet dhe vizitat e krerëve të UÇK-së, respektivisht, Hashim...

Të fundit nga rubrika