Kurti: BE-ja duhet të dëshmohet si ndërmjetësuese, marrëveshjet e dakorduara duhet të zbatohen në terren

"BE-ja është ajo që duhet të sigurojë që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen në terren. Nuk ka kuptim që të mbesin tekst në letër", kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa ka theksuar se BE-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë nëse refuzon të zbatojë marrëveshjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dakordimet e tij dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, më 27 shkurt në Bruksel dhe 18 mars në Ohër janë konstatuar si Marrëveshje nga ndërmjetësuesit, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, dhe për atë arsye duhet të zbatohen në terren.

Kurti ka theksuar se pret që BE-ja të dëshmohet si ndërmjetësuese dhe të imponojë zbatimin e Marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe jo të mbesin vetëm si tekst në letër.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë në rast se refuzon të zbatojë marrëveshjet në terren.

“BE-ja duhet të dëshmohet tani, kemi marrëveshje, kishim marrëveshje më 27 shkurt patëm sërish në Ohër. Që të dyjat janë marrëveshje, janë konstatuar që është marrëveshje. Në anën tjetër keni deklaratat e palës serbe e cila tregon se si nuk e ka ndërmend të zbatojë diçka, ne nuk mund të merremi me këtë, prandaj ekziston lehtësuesi apo ndërmjetësuesi. BE-ja është ajo që duhet të sigurojë që marrëveshjet e dakorduara të zbatohen në terren. Nuk ka kuptim që të mbesin tekst në letër”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika