Kurti: BE-ja nuk është Evropë, pa Ballkanin Perëndimor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Akademinë Diplomatike të Vjenës, për Paqen në Ballkanin Perëndimore dhe integrimin e këtij të fundit në Bashkimin Evropian. “Demokratizimi dhe evropianizimi i Ballkanit Perëndimorë, është parakusht për stabilitetin afat gjatë edhe paqen e qëndrueshme ku do të mund të jetonin si fqinjë e ku do të kemi […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në Akademinë Diplomatike të Vjenës, për Paqen në Ballkanin Perëndimore dhe integrimin e këtij të fundit në Bashkimin Evropian.
“Demokratizimi dhe evropianizimi i Ballkanit Perëndimorë, është parakusht për stabilitetin afat gjatë edhe paqen e qëndrueshme ku do të mund të jetonin si fqinjë e ku do të kemi marrëdhëniet të mira, edhe bashkëpunim me normal”, kështu ka vlerësuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Më tej, kryeministri ka treguar se çfarë nënkupton me termet demokratizim edhe evropianizim.
“Me demokratizim, nën kuptoj sundimin ligjit, pluralizmin politik, të drejta e njeriut, edhe pastaj nënkuptojë te drejta e pakicave”, ka sqaruar Kurti.
“Më evropianizim nënkuptoj zgjerimin e Bashkimet Evropian, ku i gjithë Ballkani Perëndimorë do të bëhej pjesë e BE-së edhe në këtë mënyrë BE-ja bëhet Evropë edhe Ballkani është në Evropë, por BE-ja nuk është Evropë, por me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor bëhet Evropë përfundimisht”, ka përfunduar Kurti.















