Kurti bën homazhe në Kompleksin memorial në Marinë: Komandanti Ilaz Kodra ra në betejë të ashpër me forcat serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Komunës së Skenderajt

Në 24 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi lule të freskëta te Kompleksi Memorial i dëshmorëve në Marinë, të Komunës së Skenderajt.

Duke kujtuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë, Kurti tha se komandanti Ilaz Kodra ra në betejë të ashpër me forcat serbe.

“Sot kujtojmë 24 vjetorin e rënies heroike të komandantit Ilaz Kodra, i cili ra në betejë të ashpër e të drejtpërdrejtë me forcat serbe, tri ditë pa i mbushur 33 vjet. Lavdi komandantit Ilaz Kodra, lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar”, u shpreh Kryeministri, thuhet në një komunikatë nga zyra e kryeministrit.

Gjatë kësaj dite kryeministri Kurti mori pjesë edhe në zbulimin e pllakës përkujtimore në fshatin Shtuticë të Komunës së Drenasit si dhe homazhe te varrezat e dëshmorëve në Verbovc të Komunës së Drenasit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika