Kurti bën homazhe në Saradran të Istogut, nderon dëshmorët dhe martirët e rënë për liri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe në nder të 25-vjetorit të masakrës në fshatin Saradran të Komunës së Istogut. Ai ka thënë se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve që kanë rënë për lirinë e vendit nuk shlyhet e harrohet kurrë

Kryeministri Albin Kurti, duke bërë homazhe në Saradran të Istogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka bërë homazhe në Saradran të Istogut, në 25-vjetorin e masakrës.

Derisa ka nderuar të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e vendit, Kurti ka folur për masakrën e këtij fshati kur forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe i kishin ndarë 18 burra dhe i kishin pushkatuar ata.

“Kemi dëshmitarë të gjallë. Dëshmitari i gjallë është Naim Elshani, i cili edhe e ka identifikuar njërin prej atyre, mbi 30 ushtarëve, policëve e paramilitarëve, që kanë vrarë e ekzekutuar, me inicialet E.B, por do të thotë që vetëm një është në arrest prej mbi 30 sosh’’, ka thënë Kurti, njofton Kryeministria.

Kurti ka thënë se kjo do të thotë se ka nisur drejtësia, por sipas tij, është shumë larg që ta mbyllë plagën duke i vendosur prapa grilave të gjithë ata që ekzekutuan popullsinë civile.

I pari i vendit është shprehur se gjaku i atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri, nuk shlyhet kurrë e emri i tyre nuk harrohet asnjëherë.

“Është pjesë e historisë moderne të Kosovës, por gjithashtu është edhe vendi prej nga ushqehet shteti që kemi e liria që e gëzojmë”, ka theksuar kreu i ekzekutivit kosovar.

 

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika