Kurti bën thirrje për drejtësi: Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë

Kryeministri Albin Kurti bëri thirrje që organet e sigurisë dhe drejtësisë ta trajtojnë me përgjegjësinë më të lartë rastin e vrasjes së të riut 18-vjeçar nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të shoqëruar nga kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, gjatë ditës së sotme qëndroi për vizitë ngushëlluese të familja e të riut Lulzim Fejzullahu, që të shtunën vdiq nga goditjet e rënda që mori nga dy persona me 14 janar të këtij viti në Podujevë.

Në njoftimin e zyrës së kryeministrit, Kurti citohet të ketë thënë se vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë.

“Vrasja mizore e Lulzim Fejzullahut duhet të jetë alarm për të gjithë, përfshirë institucionet, për të punuar më shumë me të rinjtë dhe të rejat, që të orientohen sa më shumë drejtë arsimimit dhe edukimit, në mënyrë që të mos e shohin dhunën si zgjidhje dhe që të qëndrojnë sa më larg sjelljeve agresive dhe akteve të dhunës që mund të përfundojnë me pasoja tragjike”, citohet të ketë thënë kryeministri.

Pasi shprehu ngushëllimet, kryeministri tha se humbja e jetës së një të riu në mënyrë tragjike ka tronditur të gjithë dhe është dhembje e madhe, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë vendin.

“Të rinjtë te moshatarët e tyre duhet gjithmonë të shohim potencialin e shoqërisë dhe shoqërimit, asnjëherë të kërcënimit dhe sulmit. I ndjeri, Lulzim Fejzullahu ishte fëmijë jetim që ka pasur nevojë për mbështetje e kujdes nga të gjithë për një jetë të përmbushur. Sot, rasti i tij tragjik duhet të jetë moment reflektimi për të gjithë”.

Kurti bëri thirrje që organet e sigurisë dhe të drejtësisë ta trajtojnë këtë rast me përgjegjësinë më të lartë dhe bëri thirrje për drejtësi.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika