Kurti bën thirrje të aplikohet për mbështetje në investime për energji të pastër

Kryeministri Albin Kurti tha se me këtë skemë, familjet dhe bizneset mund të aplikojnë për mbështetje për sisteme diellore me kapacitet prej 3 deri në 7 KW për familjet dhe 3 deri në 9 KW për bizneset, ku do të subvencionohen me 250 euro për KW. Ai shtoi se për kapacitet mbi 10 KW, bizneset do të subvencionohen me 200 euro për KW

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Ministria e Ekonomisë ka lansuar të martën thirrjen publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla për investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme.

Në lidhje me këtë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se do të ulet barra për sistemin energjetik, por edhe do të fuqizohen familjet e bizneset për të bërë zgjidhje të qëndrueshme.

“Me skemën që po e lansojmë sot, familjet mund të aplikojnë për mbështetje për sisteme diellore me kapacitet prej 3 deri në 7 KW, ku do të subvencionohen me 250 euro për KW, deri në 1 mijë e 750 euro në total. Edhe për ndërmarrjet të vogla dhe të mesme vlera e subvencionimit do të jetë 250 euro në KW me kapacitet prej 3 deri në 9 KW, maksimalisht deri në 2 mijë euro”, tha Kurti.

Më tej, ai tha se për kapacitet prej 10 KW e më shumë, bizneset do të subvencionohen me 200 euro për KW deri në 600 euro në total.

“Për instalimin e sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, që nga mesi i këtij muaji, bizneset do të mund të subvencionohen 40% të vlerës deri në 4 mijë euro. Për këto dy masa, bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave, mbi 51% do të subvencionohen me 200 euro shtesë”, tha Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se në javët e saj të para si ministre, kërkesat më të shpeshta ishin të lidhura me shitjen e energjisë së ripërtërishme.

“Vendosja e sistemeve solare nga konsumatorët do jetë zgjidhje më e lehtë për përdorim në biznes, me përfitime të shumta, si ulja e ndotjes, ulja e faturave të energjisë”, deklaroi ajo.

“Aspekt tjetër është që krizën e dimrit 2021-2022, kemi lehtësuar atë me pako prej 75 milionë euro nga BE-ja, me qëllim të ndikimit të shpejtë tek qytetarët, në veçanti te nënat vetushqyese, bizneset etj”, shtoi ajo.

Ajo tha se këto skema të ndara kanë ndikuar në zbritjen e faturave nga përfituesit e skemave për ngrohje, me mbi 25 mijë aplikime, duke u investuar mbi 7 mijë euro.

Rizvanolli tha se për këto shërbime kanë aplikuar 17 kompani vendore, të cilat i ofrojnë shërbimet që do të jepen nga sot.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se lansimi i këtyre masave përmes mbështetjes qeveritare dhe asaj ndërkombëtare është në të mirë të bizneseve, duke u bërë thirrje që t’i shfrytëzojnë këto mundësi./EO

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika