Kurti bën thirrje të krijohet një e ardhme me mundësi më të mëdha për të gjithë
Kryeministri Kurti në festivalin “Suhareka na bashkon” ka thënë se si Qeveri do të qëndrojnë pas planeve të tyre për të ndërtuar sisteme dhe shërbime të domosdoshme që mbështesin mirëqenien dhe zhvillimin e të gjithë qytetarëve. Gjatë fjalimit të tij në këtë festival Kurti ka thënë se garantimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut […]





Kryeministri Kurti në festivalin “Suhareka na bashkon” ka thënë se si Qeveri do të qëndrojnë pas planeve të tyre për të ndërtuar sisteme dhe shërbime të domosdoshme që mbështesin mirëqenien dhe zhvillimin e të gjithë qytetarëve.
Gjatë fjalimit të tij në këtë festival Kurti ka thënë se garantimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut është një çështje thelbësore në vetvete, por edhe shtytëse për shoqëri më të drejtë, e më të suksesshme.
“Për më shumë mundësi për të gjithë, për barazi, e për të mos e lënë askënd prapa, vitin 2022, siç u tha edhe këtu, e kemi shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar. Ndonëse është një angazhim yni i përditshëm e i përhershëm, gjatë këtij viti kemi punuar më shumë, e më mirë, bashkërisht, për një shoqëri me mundësi për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeminsitrit.
Tutje, në këtë njoftim thuhet se kryeministri Kurti ka veçuar mbështetjen për programet trajnuese për sportistët, me 100 mijë euro mbështetje vjetore për Komitetin Paralimpik të Kosovës. Po ashtu, dhe 40 mijë euro për Federatën e Sportit për të Verbër, zbatimin e Masës 1.6 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe punësimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta.
Kurti i ka ftuar të gjithë të shtojnë përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe ka veçuar se duhet t’i ndihmojmë më së shumti ata që i kanë nevojat më të mëdha.




















