Kurti bisedë telefonike me Chollet: Marrëveshja bazë dhe aneksi duhet ta ndryshojë realitetin në terren

"Marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojë realitetin në terren”, kështu ka deklaruar kryeministri Kurti pas bisedës telefonike me këshilltarin amerikan, Derek Chollet

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Përmes kësaj bisede, Kurti ka thënë se marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojë realitetin në terren.

“Marrëveshja bazë dhe aneksi, sipas tekstit dhe frymës, tani duhet të ndryshojë realitetin në terren”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Shefi i ekzekutivit e ka falënderuar Chollet për mbështetjen po ashtu edhe për rolin e ShBA-së.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut arritën pajtim për Aneksin e zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se, pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika