Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar takime me udhëheqësin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti dhe ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Kreu i ekzekutivit kosovar nuk ka pranuar të flasë duke thënë se është vonë për takimin me kryeministrin maqedonas.

RTV Dukagjini sjell pamje nga takimi i dyshes.

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski, do të jetë nikoqir i takimit të ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE-ja, që pritet të mbahet të shtunën në Ohër të Maqedonisë.

Ai pritet të takohet me Kurtin para se të fillojë takimi zyrtar.

Kryeministri Kovaçevski nikoqir i takimit të Ohrit, pritet të iu adresohet mediave pas fillimit zyrtar të takimit