Kurti bisedon me Escobar, diskutojnë për rëndësinë e zbatimit “të shpejtë” të Marrëveshjes Bazë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një bisedë telefonike me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka diskutuar për rëndësinë e sigurimit të zbatimit "të qetë" dhe "të shpejtë" të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj

Gabriel Escobar dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton se ka pasur një bisedë me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti njofton se kanë diskutuar për rëndësinë e sigurimit të zbatimit “të qetë” dhe “të shpejtë” të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit të saj.

“Konfirmova gatishmërinë time për t’u angazhuar në negociata aktive gjatë takimit të dialogut në Bruksel dhe e falënderova për mbështetjen e SHBA-së”, shkruan Kurti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika