Kurti: Bllazheviq ka bërë vend si trajner me pasion për futbollin dhe dashurinë e madhe për Prishtinën e Kosovën

Kurti: Bllazheviq ka bërë vend si trajner me pasion për futbollin dhe dashurinë e madhe për Prishtinën e Kosovën

Qiro Bllazheviq, ish-trajneri i KF- Prishtines

Vdekja e trajnerit të futbollit, Qiro Bllazheviq, e ka marrë vëmendjen edhe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kurti ka treguar se nga fëmijëria e mban mend se si Bllazheviq e ka bërë klubin futbollistik Prishtina të famshme.

Ai e ka përmendur edhe ardhjen në Kosovë, të këngëtares kroate, Tereza Kesovija, me ftesë të Bllazheviqit.

“Si fëmijë, e mbaj mend qysh e pati bërë KF Prishtina aq të famshme. E pati sjellë në Prishtinë këngëtaren e njohur kroate, Tereza Kesovija. Para fillimit të një ndeshjeje të ligës elitare të vitit 1985 në Prishtinë, ajo doli në mes të fushës pranë kapitenit të atëhershëm Fadil Vokrri, për ta nisur ndeshjen formalisht, derisa të gjithë shikuesit në tribuna mbanin shalla të bardhë, sepse kështu bënte vetë Mirosllav Qiro Bllazheviq”, ka thënë ai.

Qiro Bllazheviq, ish-trajner i Prishtinës

Kurti është shprehur se trajneri kroat kishte dashuri e pasion për Prishtinën dhe Kosovën.

“Në kujtesën e atyre që e kanë përcjellë futbollin e asaj kohe, Bllazheviq ka bërë vend si një trajner me pasion për futbollin dhe dashurinë e madhe për Prishtinën e Kosovën. Dhe i tillë do të mbetet përherë”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjarëve të trajnerit kroat, si dhe të gjithë komunitetit futbolldashës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika