Kurti: Cilësia e administratës publike garanton anëtarësimin në BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në konferencën "KosovaPar2023", ku bëhet fjalë për të ardhmen e Administratës Publike, për fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e saj

EO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në konferencën “KosovaPar2023”, ku bëhet fjalë për të ardhmen e administratës publike, për fleksibilitetin, stabilitetin dhe digjitalizimin e saj.

Kurti tha se konferenca “Kosovapar2023” nga ky vit do të shndërrohet në një ngjarje vjetore.

Sipas tij, reformat në administratën publike sjellin përmirësim të jetës së qytetarëve, ofrojnë transparencë, llogaridhënie si dhe mundësojnë integrimin evropian e euroatlantik.

Ai shtoi se me miratimin e Ligjit për paga është krijuar barazi, sipas tij, me këtë ligj vendi ka kaluar nga një gjendje kaotike që rregullohej nga 58 akte që rregullonin pagat, në vetëm një ligj gjithëpërfshirës, raporton EO.

“Administrata publike dhe shteti republikan ia japin kuptimin njëri-tjetrit. Ajo është prioritet i qeverisë tonë. Një administrata është çelësi i të gjitha reformave tjera. Administrata publike është reforma që mundëson reforma të tjera. Ajo sjell përmasimin e jetës së qytetarëve tanë dhe integrimin evropian e euroatlantik. Qeveria është duke punuar me ekspert ndërkombëtarë. Është bërë shumë punë e madhe në ligjin për zyrtarët publikë dhe ligjin për pagën e zyrtarëve publikë. Kemi kaluar nga një gjendje kaotike që rregullonin pagat 58 akte, në vetëm një ligj gjithëpërfshirës. Nga 160 shtesa e bonuse të ndryshme në vetëm 15 shtesa mirë të definuara e me kritere e procedura të qarta. 56 për qind e qytetarëve i besojnë Qeverisë”, ka theksuar Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se për administratë publike është duke punuar fort. Ai tha se kanë vendosur që Institutin Kosovar për Administrata Publike ta transferojnë në shkollën Kombëtare të Administratës së Kosovës, e cila, sipas tij, do të mbështesë institucionet ne ngritjen e kapaciteteve njerëzore, raporton EO.

“Ne duam një administratë që respekton qytetarin dhe jep kontribut për të drejtat. Kemi filluar procesin për një administrata profesionale dhe të depolitizuar që funksionon mbi parimet e efikasitetit e llogaridhënies. Jemi të vendosur që të përmirësojë situatën që ka të bëjë më barazinë gjinore. Do të kujdesimi për përfshirjen e të gjitha komuniteteve dhe në veçanti për personat me nevoja të veçanta. Administrata publike në Kosovë ka një mision shtesë shumë të rëndësishme për të cilën po punojmë fort e që është mbështetja e proceseve drejt anëtarësimit tonë në BE. Kemi vendosur që Institutin Kosovar për Administrata Publike ta transferojmë në shkollën Kombëtare të Administratës së Kosovës e cila do të mbështesë institucionet tona në ngritjen e kapaciteteve njerëzore”, tha ai.

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, tha se administrata publike garanton stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë.

“Reformat e domosdoshme kërkoj ndryshime, dhe kjo ka sfida për këtë është i nevojshëm bashkëpunimi i të gjithëve. Vendi im ka traditë shume të gjatë të mbështetjes të një administrate publike. Administrata publike garanton stabilitet për të gjithë njerëzit në Kosovë. Tani më shumë se kurrë kemi nevojë për një administrata publike të aftë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika