Qeveria: Deklarimet luftënxitëse të Vuçiqit duhet të dënohen ashpër nga ShBA-ja dhe BE-ja

Kurti ka potencuar se retorika e Vuçiq është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe një reflektim i qartë i qëndrimit të Serbisë ndaj procesit të paqes dhe marrëdhënieve me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në një kohë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë hapur kundër deklaratave të fundit kërcënuese të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në një përgjigje për Telegrafin, Qeveria e Kosovës ka potencuar se retorika e Vuçiq është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe një reflektim i qartë i qëndrimit të Serbisë ndaj procesit të paqes dhe marrëdhënieve me Kosovën.

“Në një rast të mëparshëm ka pasur si referencë konfliktin në Nagorno Karabakh ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit duke marrë si shembull veprimet e këtij të fundit. Kësaj radhe, ky kërcënim erdhi mu në përvjetorin e dakordimit në Ohër mbi Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes Bazike”, thuhet në përgjigje.

Tutje theksohet se Serbia vazhdon të deklarojë publikisht mosnjohjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës, një qëndrim që u bë veçanërisht i dukshëm më 26 tetor gjatë takimeve me liderë të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku Vuçiq refuzoi sërish nënshkrimin e marrëveshjeve.

Pavarësisht se kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës nuk janë asgjë e re, Qeveria ka bërë thirrje që ato të mos konsiderohen si diçka e rëndomtë ose të lejohen të bëhen pjesë e retorikës së përditshme.

Qeveria e Kosovës ka kërkuar për një vigjilencë të lartë dhe dënim të ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar dhe të tjerët.

“Si një peng i së kaluar që është e i dëshpëruar që nuk mund ta kthejë kohë mbrapa, Vuçiq shpreson rrezikshëm që metodat e së kaluarës një ditë mund të jenë zgjidhja në të ardhmen”, thuhet në përgjigje të qeverisë./Telegrafi

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika