Kurti: Demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë

Kryeministri, Albin Kurti,

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë, pasi sipas tij, demokracia është sistemi më i brishtë, sepse është më i hapuri.

Këtë e tha Kurti në ceremoninë hapëse të “Defender Europe 2023”, duke theksuar që ky ushtrim të përmbyllet me sukses.

“Ju urojë suksese në përmbushjen e objektivave të ushtrimit dhe njëheri ju siguroj që do të vazhdoni të keni mbështetjen e Qeverisë së Kosovës dhe institucione të shtetit në ngritje dhe në zhvillim profesional. Demokracia, shoqëria dhe vlerat njerëzore kanë nevojë për ushtrinë më shumë se kurrë, sepse demokracia është sistemi më i brishtë, pikërisht sepse është sistemi më i hapur. Duke mos harruar mësimet nga historia e jonë kombëtare dhe ajo e mbarë njerëzimit le te jemi të bashkuar me vullnet dhe me disiplinën më të lartë në zhvillim dhe përmbylljen me sukses të këtij ushtrimi kaq të rëndësishëm për të gjithë ne”, ka thënë Kurti.

Shija e redaktorit

Tenori Ramë Lahaj do të sjellë në Kosovë yjet e...

Festivali “RLIOF” në edicionin e tretë do të sjellë në Prishtinë yjet e operës botërore, këtë e ka bërë të ditur tenori me famë...

Ricky Martin dhe Enrique Iglesias do të performojnë në Tiranë

Këngëtarët e njohur, Ricky Martin dhe Enrique Iglesias, do të performojnë në Tiranë, këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Enrique...

Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dekoruar shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”. Osmani ka thënë se me veprat shkrimtari Kadare...

Të fundit nga rubrika