Kurti – deputetit të LDK-së: E pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është irrituar nga ndërprejet e shpeshta që ia shkaktonte deputeti i LDK-së Arben Gashi.

Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, Kurti tha se deputeti Gashi po tregohet i papjekur.

Kryeministri iu drejtua qytetarëve duke thënë se në fjalimet e tij ka ndërprerje për shkak të ndërhyrjeve sipas tij të vazhdueshëm të deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

“Deputeti Gashi, se qytetarët nuk e dinë që është shumë vështirë të flasësh prej ndërhyrjeve tua këtu, nuk e dinë që nganjëherë po marrë kohë më shumë sepse duhet të pres të ndaleni ju. Për mua vazhdon të mbetet e pabesueshme sa e pafundme është papjekuria juaj. Andaj mos më ndëpreni, sa herë e doni fjalën e merrni, por mos më ndëpreni. Qytetarët nuk e dinë pse fjalimi ka pauza, ai ka pauza ndërmjet sepse duhet të qetësohet njëri”, ka thënë ai.

Kurti ishte duke folur në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi si dhe propozimin e BE-së për normalizim të marrëdhënieve.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika