Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është paraqitur sot për intervistim në Prokurorinë Speciale të Kosovës.n Ai ishte ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.
Avokati, Yll Zekaj tha se ftesa e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit dhe përgjigjja e Zyrës së Kryeministrit ka një “shije të keqe” sepse nuk parashihet askund në Kodin e Procedurës Penale që “prokurorët duhet të shkojnë tek personat që kanë autorizime të larta publike”.
Zekaj në “Five” të Dukagjinit u shpreh se kryeministri i vendit, Albin Kurti me përgjigjen që prokurorët duhet të shkojnë në zyre për intervistim ka dashur të ” e ngrit vetën mbi institucionet dhe prokurorinë e Kosovës”
“Shije e keqe e kësaj përgjigje ishte ku ‘Kryeministrii fton prokurorët në zyret e tij, kurdo që aranzhon agjendën për intervistim,. E meta, nuk parashihet askund në kodin e procedurës penale që prokurorët duhet të shkojnë tek personat që kanë autorizime të larta publikje, siç është kryeministri për intervistimin e tij dhe për të bërë dallimin në mes kryeministrit dhe qytetarëve të vendit. Nuk përmendet pozicioni i kryeministrit. Përmendet tretmani i veçantë i policëve e i ushtarakëve por jo kryeministrit. Dhe kryeministri Kurti deshti ta ngriste vetin mbi institucionet dhe mbi prokurorinë e qytetarëve të Kosovës. Nuk mundet kryeministri tretman të veçantë dhe të shkojë prokuroria të marr në pyetje në zyre”, tha avokati Zekaj.
Zekaj tha se veprimi i Prokurorisë ku ftesën e dërgoi në Zyrën e Kryeministrit shihet si është dhënë ” si ngjyrim politik”.
“ Koha e fushatës zgjedhore dhe tentohet me vet institucionet kushtetuese të luhet lojë dhe të merret favorizim politik përkatësisht viktimizim në publik. Kryeministri e konstestoi edhe formën e ftesës që iu dërgua. U bë debat rreth formës së dërguar duke e polimizuar dhe duke i japur ngjyrim politik këtij veprimi të Prokurorisë”, tha Zekaj.
Zekaj tha se ftesa e Kurtit ka qenë ftesë e kompletuar në aspektin ligjor.
“Ftesa si e tillë ishte ashtu si duhej të ishin ftesat e Prokurorisë Speciale dhe krej të Kosovës. Jo shpesh e shohum në praktikë, jo shpesh e shohum kur qytetarët ftohen nga Prokuroria, nga ana e Gjykatës, të kemi një ftesë aq të kompletuar në aspektin ligjor: Për çka thirret, pse thirret, baza ligjore për të cilën ftohet dëshmitari dhe në fund edhe pasojat për mosrespektimin e ftesës së tillë. Ftesa ishte e kompletuar.
Nuk ka pasur ftesa asnjë të metë juridike. A ishte ndryshe, po ishte ndryshe sepse nuk jemi mësuar të shohum në procedurë penale”, vijoi Zekaj.
“Kryeministri është trajtuar “me një privilegj” në raport me qytetarët e thjeshtë të vendit. Kemi raste kur thirren përmes telefonit dhe mirret e mirëqenë”, tha Zekaj.
Arbër Jashari, avokat tha se duhet të bëhet dallimi mes ftesës si “qytetar” dhe si “Kryeministër” i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e që këtë rast është ftuar si dëshmitar në lidhje me rastin e rezervave shtetërore.
“Duhet të dijmë dallimin në mes qytetari Albin Kurti dhe kryeministri Albin Kurti. Prokuroria e ka thirrur si qytetar i Kosovës, Albin kurti dhe në cilësinë e dëshmitarit. Momenti që e merr një ftesë prej Gjykatës ose Prokurorisë, privilegjet nuk kanë rëndësi, as pozita dhe as funksioni. Ka rëndësi vetëm pozita në procedurë. Si qytetar Kurti është dashtë të iu përgjigjen thirrjes së prokurorisë, sepose si dëshmitar ftohen personat që kanë informata për hetimet e lartaNuk është shumë normale që kryeministri i vendit është Ftuar në prokurori pavarësisht që është ftuar si dëshmitar. Sepse është personi me titullin më të madh ekzekutiv në vend në prokurori dhe ftesa e tij paraqet një lajm i madh e interesant”, tha Jashari.