Kurti dhe Abdixhiku takohen nesër për çështjen e presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohen nesër në përpjekjen e radhës për zgjedhjen e presidentit.

Takimi do të mbahet nga ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës, njofton Dukagjini.

Këtë për Dukagjinin e tha edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

Kujtojmë se takimi i nesërm vjen dy javë pas takimit të fundit mes Kurtit dhe Abdixhikut, i cili, ndonëse zgjati rreth dy orë, përfundoi pa ndonjë rezultat konkret.

Aktualisht, nuk duken shenja të qarta të përafrimit për arritjen e një konsensusi për zgjedhjen e presidentit. Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë paralajmëruar intensifikim të përpjekjeve politike nga kryeministri Albin Kurti për të arritur një marrëveshje.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika