Kurti dhe Çeku shohin nga afër performancën e ansamblit “Shota”

Ansambli Shtetëror i Këngëve e Valleve Popullore shqiptare ka nisur me sukses "Turneun ballkanik" në RMV, duke mbledhur mbi 500 spektatorë dhe nderuar me prezencën e personaliteteve të njohura si kryeministri Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

Pamje nga koncerti

Më 12 qershor ka nisur me sukses “Turneu ballkanik“ i Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV nga qyteti i Prishtinës.

Duartrokitje, ngrohtësi e mikpritje ndihej gjatë gjithë natës së mbrëmshme. Siç ka njoftuar ansambli shtetëror, koncertin e kanë nderuar me prezencën e tyre kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ish-presidentja Atifete Jajaga dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Mbi 500 spektatorë kanë ndjekur koncertin drejtpërdrejt. Mbrëmjen e kishte nisur ansambli nikoqir “Shota“ me këngën folklorike “Lulzoj fusha, lulzoj Mali” interpretuar nga Samir Krasniqi, më pas solistja Majlinda Cikaqi interpretoi “Po ku je o burr i dheut” për të përmbyllur prezantimin me vallen e Librazhdit.

Ndërsa, si kujtim për ikonën Nexhmije Pagarusha dhe kompozitorin Rexho Mulliqi, është mirëpritur Ansambli Shtetëror i këngëve e valleve popullore nga RMV që nisën programin me vallen “Baresha” nën petkun e Xhubletës.

Kjo valle u shfaq premierë në Kosovë e punuar me përkushtim nga dy emra të koreografisë e muzikës kosovare Feim Leka e Agron Syla.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke duartrokitur gjatë koncertit të Ansamblit Shtetëror të këngëve e valleve popullore shqiptare.

Më pas solistët kanë interpretuar “Kënga e rinisë”, potpuri nga treva të ndryshme të Maqedonisë së Veriut për ta përmbyllur këtë bllok me vallen e Dibrës, me koreografi të Gjergj Prevazit dhe muzikë të Valton Beqirit.

Koncerti është mbyllur me vallen e paqes që pasqyron të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen. Kjo valle e punuar nga Robert Nuha dhe Valton Beqiri është rikthyer fuqishëm me disa motive të poemës “Kosovari” nga Ilir Shaqiri interpretuar mjeshtërisht nga Shkodran Tolaj.

Turneu Ballkanik erdhi pas triumfeve të ansamblit shqiptar në Hungari, Bullgari dhe festivalin me të madh të folklorit në botë në Turqi si dëshirë që të krijohen ura bashkëpunimi përmes kulturës.

Pas kësaj nate të magjishme në Prishtinë, koncerti i radhës do të jetë në Zagreb.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika