Kurti dhe e Ngarkuara me Punë e SHBA-së prezantojnë pullën përkujtimore “Freedom250” – Kosova ndër të parat në botë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, dhe Posta e Kosovës, sot kanë prezantuar pullën përkujtimore “Freedom250”, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Me këtë emision filatelik, Kosova bëhet një nga vendet e para në botë që nderon përvjetorin e rëndësishëm të SHBA-ve përmes një pulle postare përkujtimore.

Gjatë ceremonisë, Prattipati vlerësoi iniciativën, duke theksuar simbolikën e veçantë të pullës në pasqyrimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ju e keni shndërruar një copë të thjeshtë letre në një simbol të qëndrueshëm të miqësisë së thellë mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Çdo letër që do ta mbajë këtë pullë do të përcjellë historinë tonë të përhershme të lirisë dhe miqësisë”, u shpreh ajo.

Pulla përkujtimore “Freedom250” simbolizon partneritetin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe miqësisë që lidhin dy vendet.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika