Kurti dhe Haxhiu takohen me Memli Krasniqin, diskutojnë për Vetting-un

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë mbajtur takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Takimi është mbajtur në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Pas takimit, Kurti ka thënë se është e domosdoshme nevoja e përbashkët që të bëhet reforma në drejtësi.

“Diskutuam bashkë me udhëheqësit e PDK-së, kryetarin Memli Krasniqin. Unë isha bashkë për vettingun në sistemin e drejtësisë. Konstatojmë nevojën e përbashkët që të bëhet reforma në drejtësi, dhe këto janë konsultime për rolin e të gjitha institucioneve në këtë ndërmarje tejet të rëndësishme për forcimin e shtetit të Kosovës dhe ngritjen e cilësisë në drejtësi”, është shprehur Kurti.

Ky takim është realizuar pas deklaratës së ministres Haxhiu, e cila kishte thënë se brenda kësaj jave do t’iu dërgojnë ftesa liderëve të partive opozitare për t’u takuar dhe diskutuar lidhur me procesin e Vettingut.

“Ne posa filluam konsultimet, do t’i takojmë edhe udhëheqësit e partive të tjera politike. Me këtë rast duhet theksuar që në procesin e vettingut të gjithë duhet të kontribuojnë, qeveria, kuvendi dhe institucionet e tjera sepse është një ndërmarrje e cila ka të bëjë, jo vetëm me një apo dy institucione, por me të gjithë shtetin”.

“Dhe jo vetëm për ne që jemi në këtë mandat aktual politik, por edhe për të ardhmen më të largët. Ky takim vjen pas opinioneve pozitive dhe shpresëdhënëse të Komisionit të Venecias për çështjen e Vettingut në Kosovë”, shtoi ai.

Ndryshe, ministrja e këtij dikasteri kishte potencuar se nga prilli i vitit 2023 do të nisë punën mekanizmi kalimtar për procesin e Vettingut.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika