“Kurti dhe klika e tij janë kriminelë”, thotë Haradinaj, pas humbjes në arbitrazh me “Contour Global”

Ramush Haradinaj akuzoi kryeministrin Albin Kurti për kriminalitet pas humbjes së arbitrazhit me kompaninë amerikane "Contour Global". Haradinaj pretendon se projekti i "Kosova e Re" do të kishte sjellë pavarësi energjetike për Kosovën dhe akuzon qeverinë Kurti për pengimin e projektit dhe dështimin në sigurinë energjetike të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe “klikës së tij” pas humbjes së arbitrazhit me kompaninë amerikane “Contour Global”.

Në një konferencë për media të enjten, Haradinaj e quajti Kurtin dhe grupin e tij “kriminelë” për shkak të dështimit të projektit të madh energjetik që, sipas tij, do t’i kishte sjellë Kosovës stabilitet dhe pavarësi energjetike.

Sipas Haradinajt, investimi i “Contour Global” në termocentralin “Kosova e Re” do të kishte qenë më i madhi në Kosovë dhe do t’i kishte dhënë vendit një avantazh të madh në fushën e energjisë, duke e bërë atë të pandikueshëm nga kriza energjetike globale, veçanërisht nga lufta në Ukrainë.

“Investimi i ‘Contour Globalit’ do të kishte qenë investimi më i madh në Kosovë. Termocentrali ‘Kosova e Re’ do t’i jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi energjetike. Ky projekt do ta bënte Kosovën të pandikueshme nga lufta në Ukrainë sa i përket çmimit të energjisë. Çmimi i megavatit të prodhuar në Kosovë do të ishte shumë më i lirë.

Madje do të shisnim energji. Kosova vazhdon të mbetet e varur nga GEN-i [kompania serbe për eksportimin e energjisë me të cilën u pretendua se kishte lidhje ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj]. Kriminelët kthehet në vendin e krimit shpesh sepse nuk ndëshkohen. Kurti dhe klika e tij që e kanë ndëshkuar ‘Contour Globalin’ janë kriminelë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj theksoi se Kosova vazhdon të mbetet e varur nga furnitorët e tjerë të energjisë, përfshirë kompaninë serbe GEN, dhe se qeveria ende paguan për energjinë e humbur.

Ai e akuzoi qeverinë Kurti për pengimin e projektit të “Contour Global” dhe për lirimin e kompanisë nga obligimet financiare për vazhdimin e projektit, duke e quajtur këtë një veprim kriminal.

“Kosova vazhdon me mbetet e varur nga furnitorët tjerë dhe vazhdon me blejë energji prej tyre edhe pse ka ndodh pavarësimi energjetik. Ende paguhet energjia e humbur në Qeveri. Suksesi më i madh ekonomik dhe gjeopolitik dhe sigurisë prej Serbisë dhe Rusisë është pikërisht investimi.

Qeveria Kurti duke e kundërshtuar këtë investim dhe duke i dërguar shkresë për ndërprerje e ka liruar nga obligimi me vazhdu me siguri financimin për projekt”, ka shtuar Haradinaj.

Në anën tjetër, kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, deklaroi se mbi 21 milionë euro do t’i paguhen kompanisë “Contour Global”, pasi ajo ka fituar arbitrazhin ndaj Republikës së Kosovës. Kurti theksoi se kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” ishte nënshkruar në vitin 2017, por kompania më pas ishte tërhequr dhe kishte paditur Kosovën për mosrespektim të kontratës.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika