Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, me rastin e 7 vjetorit të vdekjes së tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, sot kanë bërë homazhe te varri i ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, në Zllatar.

Këto homazhe janë bërë edhe nga familjarët e të ndjerit dhe qytetarë të shumtë në 7-vjetorin e vdekjes së tij.

Në nderim të Astrit Deharit, Vetëvendosje ka organizuar sot disa aktivitete. Në mbrëmje e së dielës, do të bëhet ndezje e qirinjve tek murali për Astrit Deharin. në qendër të Prishtinës.

Astrit Dehari vdiq më 5 nëntor të vitit 2016 në rrethana ende të pasqaruar mirë në Qendrën e paraburgimit në Prizren./RTK

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika