Kurti dhe ministri Murati takojnë kryetarin e BSPK-së, nuk ka vendim për ndërprerjen e grevës

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, janë takuar me kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, por nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për ndërprerjen e grevës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati gjatë takimit me Kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

Kryeministri së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli,

Po ashtu, edhe nga ky takim nuk është marr ndonjë vendim për ndërprerjen e grevës në arsim nga ana SBAShK-ut dhe BSPK-së.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, për më shumë se një orë u diskutua për grevën e shpallur nga BSPK-ja, për kërkesën sindikale për shtesën prej 100 euro dhe për veprimet e deritanishme të Qeverisë në trajtimin e kërkesave tjera paraprake të sindikatave.

Kurti e ka njoftuar Hykollin se Projektligji për Pagat e Sektorit Publik këtë javë ka përfunduar fazën e konsultimeve paraprake, dhe se gjatë javës së ardhshme do të dalë në konsultime publike, ndërsa, e ka ftuar BSPK-në që të bëhet pjesë e këtyre konsultimeve.

Ndërkaq, javën e kaluar është prezantuar pakoja e re për Përballje me Inflacionin që është vazhdimësi e mbështetjes ndaj qytetarëve nga e cila përfitojnë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe punonjësit e sektorit publik.

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli.

“Përveç mbështetjes direkte financiare, ku përfitojnë të punësuarit në sektorin publik e privat, studentët, familjet në asistencë sociale e pensionistët, pakoja parasheh edhe lehtësim të barrës së faturave të energjisë elektrike për ata që kursejnë. Kjo mbështetje që po u bëhet qytetarëve është më e madhja në rajon por edhe më gjerë”, thuhet tutje në njoftimin nga Zyra e Kryeministrit.

Më tej, Kurti ka thënë se qeveria që drejtohet nga ai ka treguar gatishmëri për të adresuar kërkesa sindikale që trajtojnë në mënyrë sistematike problemet e punëtorëve të sektorit publik.

Sipas njoftimit, si dëshmi ai ka marr vendimet e MAShTI-t për të ndarë 1.7 milionë euro për 300 mësimdhënës me probleme shëndetësore, për buxhet shtesë për mësimdhënësit që kualifikohen si tepricë ashtu që mos të mbesin pa punë, trajtimin e barabartë të mësuesve klasorë dhe lëndorë në arsimin e mesëm të ulët, eliminimin e padrejtësive ndërmjet të gjitha kategorive të punëtorëve të arsimit dhe renditjen e mësimdhënësve me koeficientin më të lartë ndonjëherë sipas projektligjit të ri.

Ndërkaq, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe Hykolli kishin zhvilluar një takim edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, por, as pas takimit, nuk ka ndryshuar vendimi për mbajtjen e grevës, edhe pse nga ana e presidentes ka pasur lutje që ta ndërpresin grevën.

Përfundon takimi i SBASHK-ut me Osmanin, greva vazhdon

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika