Kurti dhe Osmani, në takim me Ambasdorin Hovenier në Presidencë

Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti po zhvillojnë takim me Ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, në Presidencë

Kryeministri, Albin Kurti (në të djathtë), Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier dhe Presidentja, Vjosa Osmani

Portali Dukagjini nga burime të sigurta ka siguruar informacion se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti së bashku me dy zëvendëskryeminsitrat, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla janë në takim me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Jeff Hovenier.

Takimi është zhvilluar ende në presidencë, ku Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka bërë kërkesë nga qeveria e SHBA-së që të shtyhet implementimi i vendimeve të marra nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Kosovës, e mbajtur mëngjesin e së dielës për 30 ditë .

Portali Dukagjini ka siguruar informacione nga burime të sigurta por, nuk ka ende asgjë zyrtare.

Po ashtu, e para e vendit, Vjosa Osmani ka shkruar në rrjetin social Facebook se Policia e Kosovës është duke punuar së bashku me partnerët ndërkombëtarë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka kërkuar shtyerjen e implementimit të vendimeve të Qeverisë së Kosovës për 30 ditë.

“SHBA-ja nuk ka pasur shqetësim për vendimin. Kam pasur takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Osmani dhe ministren e Jashtme, Gërvalla, për të bërë një kërkesë të qartë nga Qeveria e SHBA-së që të shtyhet implementimi i vendimit për 30 ditë. Mendoj se shtyrja e implementimit do të ishte e nevojshme, pasi duket se ka pasur dezinformata dhe keqkuptime për vendimin”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika